Dallgët e detit kanë nxjerrë sot në breg një breshkë oqeanike. Breshka e ngordhur është konstatuar ditën e sotme buzë detit në shëtitoren bregdetare ”Taulantia” të Durrësit. Këto breshka cilësohen si specie të rralla dhe në rrezik zhdukjeje.
Ndryshimet klimaterike i kanë sjellë këto specie drejt ujërave shqiptare. Vitet e fundit, në bregdetin e Durrësit kanë dalë të ngordhura disa breshka të përmasave të mëdha dhe të pazakonta për ujërat tona. Sipas detarëve, shkak i ngordhjes së breshkave mund të jetë ndotja e ujërave detare, veçanërisht nga plastikat.