Prokuroria Speciale SPAK i kërkon Kuvendit ti heqë mandatin deputetit Fatmir Mediu.
Raportohet se kërkesa ka mbërritur tashmë në zyrën e Lindita Nikollës dhe pritet një përgjigje për SPAK, e cila mund t’i hapë rrugë procedurave të tjera.
Panorama raporton se Prokuroria Speciale ka kërkuar heqjen e mandatit të kryetarit të Partisë Republikane, deputetit Fatmir Mediu, i cili është nën hetim pas rihapjes së dosjes së Gërdecit.
Kujtojmë se prej muajsh deputeti Fatmir Mediu ka nisur një përballje me drejtësinë, pasi familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar rihapjen e hetimeve ndaj tij dhe e akuzojnë si person përgjegjës për tragjedinë.