“Vizioni politik i presidentit Rugova përveç që është vlerë e patjetërsueshme, na shërben edhe si pikënisje, se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, janë parime të paprekshme dhe të panegociueshme.” kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i dorëhequr i Kosovës,Ramush Haradinaj ndërsa ndan me ndjekësit foto nga homazhet e kryera në varrin e Presidentit Ibrahim Rugova. “Në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës, sot, kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.” vijon më tej Haradinaj në postimin e tij, ndërsa është pritur më tej edhe nga familja Rugova.