Merr fund pritja, rikthehet të luhet përsëri Kategoria Superiore.
Ditën e sotme do të luhet java e parë e kampionatit, teksa që në start do të kemi përballje interesante.
Kryesfida padyshim është Tirana-Kukësi, një ndeshje mes kampiones dhe nënkampiones së sezonit të kaluar.
Pritet një përballje spektakolare mes të dyja ekipeve që do të kërkojnë ta nisin kampionatin me këmbën e mbarë.
Përballje tjetër spektakolare do të jetë edhe ajo mes Teutës dhe Skënderbeut në “Niko Dovana”, ku të dyja skuadrat luajnë për rezultat pozitiv.
Partizani e nis kampionatin ndaj Kastriotit që u ngjit këtë sezon në Superiore, me ndeshjen që do të luhet në stadiumin e Kamzës.
Superliga/ Java e parë
Tirana –Kukësi ora 13:45 (Në Korçë)
Kastrioti-Partizani ora 13:45 (Në Kamzë)
Bylis-Laçi ora 13:45 (Në Ballsh)
Teuta-Skënderbeu ora 16:45 (Në Durrës)
Vllaznia-Apolonia ora 16:45 (Në Shkodër)