Rudina Xhunga e ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin ka folur dhe për zhvillimet më të fundit në karrierën e saj. E pyetur se çfarë do të ndodhë me të, tashmë që kohën televizive ja ka marrën Sokol Balla, Rudina Xhunga ka shprehur dëshirën për të mos lëvizur nga “News 24”.
“Do doja të mos ndryshoja, nuk e pëlqej shumë ndryshimin. Gjëja që pëlqej më shumë tek vetja është zhvillimi i asaj që bëj. Përmirëso veten, gjënë që bën, por mos ndrysho shpesh sepse hapësira e njëjta është. Tashmë njerëzit identifikojnë personazhet se sa emisionet”,- është shprehur Rudina Xhunga në emision.
Me sa duket gazetarja ende është në diskutime, për të vendosur se çfarë do të ndodhë me emisionin dhe kohën e saj televizive, pas ndryshimeve të mëdha që ndodhën në televizionin “News 24”.