Skandali, vaj palme në produktet e bulmetit që konsumojmë

Skandali, vaj palme në produktet e bulmetit që konsumojmë

685
0

Në “Fiks Fare” u sollën të dhëna tronditëse për sa i përket sigurisë ushqimore, duke u ndalur te një nga produktet më të tregtuara në Shqipëri, gjalpit industrial. Nga analizat e kryera ka rezultuar se shumica e markave të gjalpit që tregtohen në Shqipëri kanë në përmbajtje vaj palme, edhe pse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.  Sipas specialistëve,  vaji i palmës klasifikohet si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut nëse ai përdoret pa kriter, apo në sasi të mëdha. Por megjithatë, ai përdoret për prodhimin e gjalpit dhe djathit kaçkavall. Emisioni ka analizuar në institutin e referencës dhe sigurisë, ISUV, 20 mostra, 16 prej të cilave gjalpë dhe 4 të tjera djathë kaçkavall.  Sipas rezultateve të analizave, vetëm 1 nga mostrat ishte brenda normave. 19 mostrat e tjera kishin në përbërje 5 deri në 50 për qind vaj palme.

 

Rezultatet:

 

Vetëm një mostër ka dalë afër nivelit ideal. Ai është gjalp fshati, i blerë në një dyqan pranë zonës së Tiranës së Re, me normën 1,4588. Rezultati ideal është 1,4585.

 

Tetë Mostra me shtesa vaj palme në masën 5-10%

  1. Gjalpë Conad (1.4594)
  2. Djathë mozarella i huaj (1.4595)
  3. Gjalpë Lufra (1.4593)
  4. Gjalpë Despar (1.4595)
  5. Gjalpë President (1.4589)
  6. Gjalpë Klegen (1.4595)
  7. Gjalpë Burro Bianco Fiore (1.4593)
  8. Djath kackavall Klegen (1.4589)

 

11 Mostra me  shtesa  vaj palme në masën 20-50%

  1. Gjalpë Mireli (1.4599)
  2. Gjalpë Klegen (1.4599)
  3. Gjalpë Erzeni (1.4599)
  4. Spar Gjerman (i super marketit SPAR) (1.4655)
  5. Djathë Kaçkavall Gjirofarma (1.4605)
  6. Djathë Kaçkavall Lope (ambalazhuar nga KMY) (1.4615)
  7. Gjalpë Erzeni i Tretur (1.4603)
  8. Gjalpë Soal (1.4639)
  9. Gjalpë Extra Milk (1.4626)
  10. Gjalpë Ajka (1.4628)
  11. Gjalpë Fshati (dyqan bulmeti tek rruga e Kavajës) (1.4604)