Skandal seksual në zyrën e gjykatësit, dalin pamjet me ‘bashkëpunëtoren’: Gruan tënde...

Skandal seksual në zyrën e gjykatësit, dalin pamjet me ‘bashkëpunëtoren’: Gruan tënde do e heq!

774
0

Biseda për transferime nga vendi i punës dhe aferë dashurie në zyrën e një gjykatësi të Gjykatës Themelore Shkupi 2.

 

E filmuar në maj 2017, në videon 40 minuta duket se si bashkëpuntërorja godet tavolinën gjykatësit dhe i thotë se bashkëshorten e tij do ta heqë nga pozita e sekretares dhe do ta bëjë mësuese, ndërsa në vend të saj do ta sjellë një vajzë nga Gostivari.

 

Ndonëse Gjykatësi nuk e mohon paaftësinë e bashkëshortes së tij për pozitën ku është, thotë se largimi s’mund të behët, sepse bashkëshorja e tij ka vendim dhe se do ta padisë atë që e heq nga puna. Këtu bashkëpuntorja nxehet edhe më shumë.

 

“Ky është takimi i fundit me mua, pikë! Vëri pikën, sot, këtu! E qartë?! Kjo ishte biseda e fundit me mua. E qartë? Ti do të më padisësh mua?! Unë do ta ndërroj dhe ta shohësh. Ti je i bindur se ajo do të qëndrojë gjithë jetën aty, more kalë, more fshatar! Vetëm kaq të të them unë ty: 99% të punëve nuk ua ke idënë dhe nuk duhet të kesh. Ti më tregon mua se ajo qelbësirë me opinga e meriton! Po prej këtyre nuk bëhet shteti”, theksoi bashkëpuntorja profesionale.

 

Më pas bashkëpuntorja shan dhe ofendon disa herë familjen dhe kombësinë e gjykatësit shqiptar. I thotë se bashkëshorja e tij është me diplomë të blerë, nuk di t’a lidhë një fjali por falë partisë është aty ku është.

 

“E di se çfarë duhet të bëja. Duhet të mos të të tregoja, ta ndërroj dhe të shokoheshin të gjithë në shtëpi. Ti mor, partia jote humbi, shkove në mal dhe qaje. A e sheh sa sa mendjeulët që je, partia jote humbi, shkove në mal dhe qaje”, tha bashkëpuntorja profesionale.

 

Pas disa minutash Gjykatësi përpiqet ta qetësojë bashkëpuntoren me të puthura e përqafime.

 

Pyetëm Gjykatën Themelore Shkupi 2 se kush po i filmon gjykatësit nëpër zyra. Nga atje zëdhënësja Sanja Tomiq-Velkovski na tha se procedura është në proces para organeve kompetente pasi është ngritur padi për filmim të paautorizuar, ndërsa përgjigje konkrete do të japin pasi të kenë marrë përgjigje nga atje.

 

Bëjmë të ditur se videomateriali është publikuar nga gazetari Zoran Bozhinovski. Përflitet se kamerën e fshehtë e ka vendosur vetë bashkëpuntorja profesionale e gjykatësit, për ta shantazhuar dhe për ta mbajtur nën kontroll më tej gjykatësin./TV21