S’ka azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 32 shqiptarë

S’ka azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 32 shqiptarë

373
0

Paraditen e sotme u riatdhesuan nga Rinasi 32 shtetas shqiptarë të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim në Francë dhe Belgjikë.

Operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe atë belge.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Të gjithë qytetarët që duan të punësohen në BE duhet të ndjekin rrugën ligjore dhe të mos bien pre e mashtrimeve me dokumenta të falsifikuara apo me tendencën për të kërkuar azil, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësia për të fituar azil është zero.

Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.