Siguria teknike e ambienteve, në universitete pezullohet mësimi deri në këtë datë

Siguria teknike e ambienteve, në universitete pezullohet mësimi deri në këtë datë

388
0

 

Përmes një njoftimi në Facebook, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, njoftoi se procesi mësimor për UT do të pezullohet deri në datën 6 dhjetor.

“Në vijim të Urdhërit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambjenteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 dhjetor 2019,” shkroi ai.

Rektorati i Universitetit të Mjekësisë njoftoi: “Në kuadër të ngjarjeve tragjike të ditëve të fundit, në pozicionin e Rektorit UMT, urdhëroj ndërprerjen e procesit mësimor deri të mërkurën, datë 4 dhjetor, me qëllim qetësimin e situatës dhe garantimin e plotë të sigurisë teknike të ambienteve ku zhvillohet mësimdhënia.”

Rektorati i Universitetit Politeknik të Tiranës bëri njoftoi se mësimi do të pezullohet deri në datën 9 dhjetor. “Referuar ngjarjeve të ditëve të fundit, nisur nga konstatimi i dëmtimeve të ndodhura në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, me qëllim inspektimin dhe garatimin e plotë të sigurisë teknike të ambienteve, ku zhvillohet mësim në të gjitha Fakultetet e UPT pezullohet mësimi deri në datën 9 dhjetor 2019.”