Si shërbimet amerikane fundosën bandën politike shqiptare

Si shërbimet amerikane fundosën bandën politike shqiptare

364
0

Nga Dritan Haxhiraj

 

Kur u krijua CIA në vitin 1947, rivalët e tyre kryesorë ishin sovjetikët dhe zëvendësit e tyre në të gjithë Evropën Lindore,komunistët.

Në ato vite të shekullit të kaluar, agjencia luftoi me KGB-në në rrugët e Moskës dhe Stasi-t në rrugët e Berlinit dhe një brez gjenerate të oficerëve trima dhe të vendosur të orës së parë që vepronin në kushte jashtëzakonisht sfiduese, duke u përballur me armiqtë e tyre të Bllokut Lindor, ndërsa shmangnin mbikëqyrjen dhe evitimin e pikave të kontrollit.

 

Tensionet ishin shumë të larta në atë kohë.

 

Në vitin 1956, kur gjermanët lindorë zbuluan një tunel të CIA/MI6 nën rrugët e Berlinit, shefi  legjendar i bazës në atë kohë zbriti atje vetë dhe me një automatik në dorë, u sigurua që asnjë person i paautorizuar të mos kalonte nga Sektori amerikan.

 

Natyrisht tani, i vetmi tunel që po bëjnë shumica e shefave të bazave operacionale dhe shefave të stacioneve këto ditë në planet, është ai me të cilën po përpiqen të vendosin VPN në MacBook-in e tyre.

Kohë të ndryshme , rezultate konkrete amerikanët kudo flasin me fakte, data, investime. Gjermania di diçka….

 

Në konturet e 1947 agjensia me prestigjoze e Bllokut Perëndimor, CIA kishte filluar një luftë për përmbysjen e komunistave në Republikën Popullore të Shqipërisë.

 

Sot në 2022 Republikës i është hequr vetëm sigla popullore dhe i gjithë sistemi i 75 viteve është po ai.

‘Gangrena e popullit shqiptar.’

Komunistat e vjetër dhe këta të rinjtë që kanë veshur petkun e “ demokracisë” nën feudalizmin strukturor alla shqiptar janë prej dy dekadash nën lupën e madhe të burimeve konfidenciale të aktorëve që kanë kaluar informacionet të nivelit më të lartë për bandën politike, agjencisë.

Komunistat  e 31 vjeçarit, ata që kanë pasur urrejtjen më të madhe ndaj Republikës së Shqipërisë e qytetarëve të saj.

 

Burimet e mbledhura në terren me operacionet dixhitale, ku elementet dhe gjurmimi është bërë me metoda të avancuara është prova e inkriminimit.

 

Prova që do të hap një gropë  të madhe.

Ajo gropë do mbyll një nga faqet më të turpshme të historisë moderne të Republikës.

Lufta e Agjensive Perëndimore dhe mbledhja e provave për vite me radhë për të nxjerr para gjyqit mostrat e feudalizmit shqiptar do të jetë garancia për ngritjen e institucioneve të reja .

 

Ato, normale larg psikopatisë e delirizmit të 5 familjeve që kanë në duar gjithçka.

Shqiptarët nuk janë vetëm, nuk kanë qenë kurrë.

Një Komb që i ka dhënë njerëzimit Klemente XI Papën me gjak shqiptari nuk mundet të merret zvarrë nga barbarët që kanë tjetërsuar rrugën e historisë.

Rruga e popullit shqiptarë sheh perëndimin çdo mëngjes.

Rruga e barbarisë 75 vjeçare për zhvillimin , modernizimin e një kombi dështoi, historia është kokëfortë me datat që perfaqëson, me gjakun e martirëve që u vranë, u zhdukën u persekutuan në ciklin e dhimbshëm të metastazave të një historie kriminale.

 

Historia e komunistave shqiptarë.

Historia që po arkivohet falë amerikanëve, falë edhe asaj agjensie që është lider në botë.

Central Intelligence Agency.

 

Mikja kryesore e Popullit Shqiptar.