Si mund të lexoni vetë në shtëpi letrat tarot

Si mund të lexoni vetë në shtëpi letrat tarot

887
0

Cfarë janë letrat tarot?

Tarot janë letra me foto, simbole dhe numra. Ato u përdorën fillimisht si pjesë e lojërave të fatit në Europë, ndërsa në shekullit XVIII filluan të përdoren më së shumti për të parashikuar të ardhmen, ose për të njohur më mirë të kaluarën dhe të tashmen.

Pakoja tradicionale e letrave tarot përbëhet nga 78 letra, të cilat ndahen në dy grupe: 22 letra Major Arcana, të cilat konsiderohen si më të rëndësishme dhe 56 Minor Arcana.

Major Arcana përmbajnë një mesazh më të rëndësishëm, më urgjent dhe përfaqësojnë gjithë procesin e rritjes. Ato lidhen me parimet, konceptet dhe idetë. Minor Arcana pasqyrojnë provat e përditshmërisë dhe si duhen përballuar me lehtësi.

Në një lexim të letrave tarot mund të preken tema si: mësimet, qëllimi, fitoret, pasioni, suksesi, dobësitë, humbjet etj.

Si mund të lexoni vetë në shtëpi letrat tarot

Si mund t’i përdorni?

Gjithçka te letrat tarot varet nga energjia, te fuqia e mendjes. Rregulli i artë nga ata që besojnë te letrat tarot është se duhet të dëgjoni zemrën, jo trurin.

Filloni duke tërhequr një letër nga pakoja. Shiheni imazhin dhe krijoni një lidhje me letrën. Gjithçka më vonë është thjesht energji.

Si mund të lexoni vetë në shtëpi letrat tarot

A mund t’i përdorë kushdo?

Po. Shumica e letrave tarot vijnë të shoqëruara me një broshurë shpjeguese për secilën letër. Mund t’i blini online.

Si mund të lexoni vetë në shtëpi letrat tarot

Si mund të përdoren?

1. Merrni frymë thellë dhe përqëndrohuni te pyetja që keni në kokë. Zgjidhni një temë që ju intereson.

2. Ndani dhe përzieni letrat. Nuk ka një metodë “të saktë” ose “të gabuar” për përzierjen e letrave, kështu që veproni si t’ju duket më e mirë.

3. Ndajini letrat në tri pjesë.

4. Hapni letrat nga e majta në të djathtë.

5. “Skanoni” letrat. Çfarë ndjesie ju jep secila? Çfarë reagimi merrni? Si i interpretoni ngjyrat dhe simbolet?

6. Interpretoni letrat.

Si mund të lexoni vetë në shtëpi letrat tarot

Si mund të interpretohen?

Duhet thënë se interpretimi është i vështirë dhe kërkon shumë praktikë. Nëse jeni fillestarë, duhet të referoheni diku për të shpjeguar kuptimin e tyre. Siç e thamë më sipër, shumica e letrave vijnë me materiale shpjeguese, por mund të drejtoheni në internet për më shumë detaje.