Si më vodhën fjalën !

Si më vodhën fjalën !

268
0

Alfred Meminaj është një gazetar koleg yni,një profesionist në fushën e gazetarisë kulturore dhe investigative.Alfred Meminaj lindur në Vlorë i diplomuar për muzikë pranë Akademisë së Arteve në vitin 2005.Alfredi ndjek më pas studimet e Muzikës në Universitetin e Këlnit në Gjermani ku atje kreu studimet pasuniversitare në këtë degë.E kemi parë shpesh e dëgjuar si tekst -shkrues,në këngët e tij,poet e gazetar në përditshmërinë e tij në punën e përditëshme.I thjesht dhe i përditëshëm në profesionin e dytë të tij atë të gazetarisë shprehet mjaft i dashuruar me të me’’ fjalën’’ madje thotë se pa fjalën nuk ka gazetari dhe pa gazetari nuk ka fjalë.Si muzika shprehet ai pa fjalën nuk ka muzikë si bima pa ujë nuk ka jetë.

Alfred Meminaj 

E kemi parë të këndojë këngët e tij,e kemi lexuar në poezitë e tij por edhe të thjeshtë unik brenda tij në stilin e tij dhe në profilin e tij si mik ,artist poet dhe gazetar i qeshur aty ku duhet, miqësor  i dashur por dhe i sertë kur ja bëjnë me hile.Ky është Fredi ynë i palodhuri dhe zemërmadhi po kur ja vjedhin fjalën si i bëhet ?tërbohet si një Luan që do të dali nga kafazi për të mbrojtur shpirtin e tij dhe fjalët e zemrës së poetit.

Vizion.al – Alfred mesa dimë të kanë marrë fjalët një teksti që keni punuar  për një kompeticion  të rëndësishëm që ju dalin nga zemra,madje ju kanë  lënë dhe pa emër.Është e lehtë për një poet kur i prekin fjalën?!

Alfred Meminaj– Të preket fjala është njësoj sikur të kanë marrë zemrën e shpirtin bashkë pra të kanë marrë një pasuri ,për poetin është fjala për artistin është muzika si dhe për mua gjithashtu, për piktorin piktura për aktorin drama  filmi etc, pra degët  e çdo formë që i përket artit.

-Ky që shikoni në foto quhet Sergio HD.Një këngëtar që përpiqet të këndojë dhe te bëj muzikë sipas stilit të tij.

Ky pseudo këngëtar punova një material një tekst kënge për Festivalin e RTSH.
Jo që më mohoj punën e bërë por dhe të drejtën e autorit për efekte monetare,duke më vjedhur zemrën por u bë dhe poet.

Vizion.al – Çfarë do të thoni me këtë?!

Alfred Meminaj -Në fonotekën personale dhe në arkivën time  shënohen nja 370 poezi të pa publikuara dhe publikuara disa këngë të bëra klipe dhe të tjerat në pritje për publikim dhe këngë të pa publikura demmostracions nje 50 e kusur kur i thonë. Çdo kush e njeh veten se sa vlen por për një poet muzikant, kompozitor gjeolog profesor, doktor gazetar dijetar ,shkencëtar, punëtor , është e rëndë kur i vidhet diçka pa dashur në punën e bërë.

Unë nuk jam mason jam kristian. Benjamin Franklin diplomat amerikan një freemason i viteve 1700 -1800 thotë se pasuria më e madhe është ajo e mendjes dhe se vetem atë nuk mund ta vjedhin dot,por në ditët e sotme ka mashtues që dhe atë mund ta marrin me shumë stil.Po flas si një njeri që dashuroj fjalën nëse do flisja në gjuhën e gazetarisë si flas përditë të çdo gazetarie kulture apo investigative do dëmtoja njerëz apo do kulturoja njerëz.Po flas në gjuhën merreni si të doni poeti kompozitori artisti që i vjedhin veprën ose fjalën.Ky djali më erdhi në fillim të tetorit dhe mu lut që punoja këtë tekst me dy ide që më dha që fjalët “uragan”dhe “niagara” duhet ti kishte në tekst.E punova tekstin për mëse një javë duke u konsultuar me të se cila fjalë mund ti rrinte më mirë për këndimin,dhe arrita në një përfundim që shkrova këtë tekst.

Uragan

Nisa të thërras zërin tim a e dëgjon
Tinguj lutje mes fjalësh Zotit po i dërgoj
Yjet ndizen sot toka tretet nis e mendoj
Nesër në k’të botë a do t’jemi prap njësoj

Ti e di ke forcën brenda vetes edhe në stuhi
Zëri shpirit flet jo nuk ka më dje
Jeto si galaktika vetëm jo nuk je

REF: Uuuuu tije një uragan në oqean
Ëndrra të shuara u lindën prap (vlera te çmuara si niagara)

Nuk e di kjo botë lutjen time a e dëgjon
Toka mbushur plot mëkatarët nuk i harron
Ti e di ke forcën brenda vetes edhe në stuhi zëri shpirtit flet jo nuk ka më dje
Qëndro si galaktika vetëm jo nuk je
Ref: Ti je një uragan në oqean
Endrra të shuara u lindën prap (vlera te çmuara si niagara)Kaq shumë zemërime kam në jetën time duke qeshur dua të qaj
Tx : Alfred Meminaj

Vizion.al – E bëri  për para apo thjesht i  pëlqeu ?!

Alfred MeminajTë dyja bashkë.Mendoj se e ka bërë për përfitime monetare pra e ka bërë për para kap çfarë të kapim,dhe pa pasur parasysh lidhjen që kam unë me të, më shumë është rritur në shtëpinë time sesa në të vetën.
Ky djali nuk di të lidhi një fjali pra të ketë një koncept të qartë këngë -poezi.Për tekste limonata të gjithë shkruajnë si dhe ky kur ka shkruar vet,por une po flas për poezi në tekst jo limontatë me portokall në tekst.Ky djali mendoj se ka një qejflillëk brenda vetes dhe ka kultin e pronësisë së gjërave në veten e tij jo të bashkë pronësisë, këtë e kam nga çfarë kam dëgjuar ,dhe nga çfarë kam vërtetuar pra ka njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje,për mbledhjen e sa më shumë zoçkave pranë dhe kultivimin e unit,pra gjithmonë kanë një unë -unë.Kjo është sëmundje që nuk gjen ilaçe  për kurim,është e lindur ose e fituar nga shoqërimi i shoqërisë me nivele të dobëta në jetë.

Alfred Meminaj

Ka shumë specie si puna e këtij ,por ky femomen i vjedhës së fjalës duhet të zhduket përfundimisht,e vetmja gjë për të ardhur keq është se në Shqipëri nuk funksionon e drejta e autorit për çdo material qoftë poetik apo muzikor.Kjo është fatkeqësi ku ti nuk gjen një derë  të trokasësh dhe të marrësh të drejtën tënde.

Dhe më e bukura është kur dikush që të vjedh hapur del në ca intervista emisonesh që bëjnë ca karamele ku dhe të mohon punën që ke bërë,del si kantautor dhe ti nga ana tjetër qesh dhe ndërkohë të vjen për të vjellë.

Vizion.al –Si do veproni ?!

Alfred Meminaj -Është bërë një padi civile nga avokati im në Gjykatën e Tiranës dhe tani pres shortin e daljes së gjyqit dhe gjyqtarin për tu zhvilluar seanca e parë e kësaj proçedure civile.I kam të gjitha të dokumentuara që do ti paraqiten gjykatës. Shpresoj që kjo  sjellje të dënohet me gjob ose në bllokimin e materialit muzikor.E bëj këtë për të gjithë ata që përpiqen të vjedhin fjalën e lirë dhe shpirtin e poetit.

Fjala poetike nuk egziston më në Shqipëri u mbyll.Shpresoj që veprat që lanë pas poetet,Dritëroj Arben Duka,Jorgo Papingji,Lasgush Poradeci,Teodor Keko etc,dhe ata që janë në jetë po nuk shkruajnë më sepse nuk kanë interes ti coptojnë poezinë t’ja muzikojnë keq vetëm për pak të holla.Merren me libra me punët e tyre.Shpresoj shumë që veprat e Ikonave të poezisë dhe fjalës Shqip të dëgjohen akoma dhe të muzikohen ende nga profesionistët dhe të vazhdojnë akoma të ndjekin shpirtat e tyre në fjalë dhe në këngë.

 

Intervistoi : Vizion.al

 

 

Shperndaje