Shtypja e lartë e gjakut mund t’iu shpijë tek një problem tjetër...

Shtypja e lartë e gjakut mund t’iu shpijë tek një problem tjetër shëndetësor

522
0

Studiuesit e Universitetit të Rojçesterit kanë konkluduar se shtypja e lartë e gjakut mund të çojë në sëmundjen e Alzheimer-it. Sistemi i trurit për heqjen e mbetjeve nga trupi nxitet kryesisht nga pulsimet e arterieve fqinje. Studiuesit nga Rojçesteri tregojnë se ndryshimet në pulsimet e shkaktuara nga presioni i lartë i gjakut ngadalësojnë largimin e mbetjeve duke ulur efikasitetin e tyre. Kjo mund të shpjegojë lidhjen mes presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjes Alzheimer, thonë studiuesit. Alzheimer, shkaku më i zakonshëm i demencës tek të rriturit më të moshuar, karakterizohet nga grumbuj anormalë dhe tufa të ngatërruar të fibrave në tru.