Shtëpitë më të çuditshme që janë ndërtuar (Foto)

Shtëpitë më të çuditshme që janë ndërtuar (Foto)

611
0

Të gjithë prej nesh ëndërrojmë të kem një shtëpi të bukur, funksionale që përmbush kërkesat tona, por disa kanë shije paksa të çuditshme dhe kështu kanë kërkesa nga më të ndryshmet për inxhinierët dhe arkitektët që janë profesionistë të kësaj fushe. Për ta dokumentuar këtë, më poshtë ju sjellim disa nga shtëpitë më të çuditshme që janë ndërtuar me kërkesë të pronarëve të tyre, madje disa duken aq qesharake sa që krijohet përshtypja se janë bërë për filma për fëmijë, transmeton Telegrafi. Në shikim të parë duken të papërshtatshme për banim, megjithatë pronarët i kanë adoptuar mirë orenditë brenda tyre dhe duket se kanë “hapësirë” të mjaftueshme për një ose dy persona. Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë, që sigurisht se do t’ju lë gojëhapur me “kreativitetin” që e kanë shfaqur pronarët e tyre, kur kërkesat për dizajn i kanë paraqitur tek inxhinierët dhe arkitektët.