Shqiptarët e Sanxhakut, Berisha me mbrojtësit e të drejtave të tyre i...

Shqiptarët e Sanxhakut, Berisha me mbrojtësit e të drejtave të tyre i bën apel komunitetit ndërkombëtar

520
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim, z.Ismet Azizi dhe bashkëpuntorët e tij, Ali Daci dhe Nuradin Imeraj, mbrojtjes të të drejtave të mohuara të shqiptarëve të Sanxhakut.

Në një shënim në Fb, Berisha publikon fotografitë dhe tregon për diskutimin që patën midis tyre: “Miq, – shkruan ish-kryeministri, – unë prita në një takim të veçantë kryetarin e shoqatës atdhetare Kosova për Sanxhakun, publicistin dhe gazetarin e njohur Ismet Azizi dhe Alban Daci, zv.kryetar i shoqatës, zotin Nuradin Imeraj, kryetar i shoqatës Podguri.

Në këtë takim, zoti Azizi dhe bashkëpunëtorët e tij paraqitën gjendjen katastrofale të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në trevën e Sanxhakut, ndaj të cilëve prej 100 vitesh ndiqet një politikë dëbimesh masive, shfarosjeje dhe asimilimi.