Gazetarja sportive Sabina Mete ka dhënë një deklaratë së fundmi në një intervistë teksa ka thënë se nuk ka meshkuj sot pasi këta të fundit tërhiqen nga gjinia e njëjtë. E shqetësuar për këtë fenomen gazetarja ka theksuar se: “Unë mendoj që nuk ka meshkuj Shqipëria, meshkuj, meshkuj që të kenë një raport, të krijojnë një raport” Ndër të tjera Sabina ka shtuar se situata është përkeqësuar aq shumë saqë kur tenton të dalësh me një djalë në një kafe kupton që ai pëlqen një tjetër djalë. “Shumë e keqe është situata. Sepse ti ulesh në një kafe në një lokal e pëlqen një çun dhe ai pëlqen një çun tjetër. Çfarë të bëj unë,” u shpreh gazetarja në Opinion.