Të gjithëve na ndodh që në momente të caktuara të shohim ëndrra, këto të fundit janë më intensive gjatë gjumit me lëvizje të shpejta të syve (REM), të cilat mund t’i harrojmë fill ose t’i mbajmë mend për një kohë të gjatë. Teoritë rreth tyre janë të shumta, duke nisur që nga shpjegimet e psikanalitikës së Frojdit e deri tek gojëdhënat e trashëguara brez pas brezi në familje. Ja t’i zbulojmë së bashku.
SHIHNI NË ËNDËRR SIKUR JU BIEN DHËMBËT: Ju ka ndodhur të shihni në ëndërr sikur ju bien dhëmbët? Me siguri gjëja e parë që keni bërë ka qenë të vraponi para pasqyrës për të parë n.q.s ka ndodhur vërtetë, apo jo. Kjo ëndërr, që zakonisht njerëzit e mbajnë mend, është e lidhur me frikën e humbjes së një njeriu të dashur. Sipas atyre që merren me shpjegimin e ëndrrave, dhëmbët janë një simbol force, siç edhe janë të vërtetë tek kafshët, dhe t’i shohësh të thyer e të dëmtuar do të thotë që keni frikë se mos humbisni punën ose pushtetin që keni tek disa njerëz.
SHIHNI NË ËNDËRR SIKUR VIZITONI SHTËPINË E FËMIJËRISË DHE ZBULONI DHOMA TË REJA: Në qoftë se ëndrra e fundit që keni parë ju riktheu në shtëpinë e fëmijërisë, bëhuni gati për një valë ndryshimesh në jetën tuaj. Shtëpia e vjetër ju duket më e vogël se kurrë sepse në të vërtetë ju jeni rritur, ndërsa dhomat e reja që duket sikur zbuloni për herë të parë nënkuptojnë sfidat që ju presin në të ardhmen.
SHIHNI NË ËNDËRR SIKUR BËNI DASHURI ME ISH-PARTNERIN/PARTNEREN: N.q.s keni parë së fundmi një ëndërr me ish-in tuaj të ‘’vjetër’’ (jo në moshë, por në kohë) nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nuk do të thotë se mendoni për të apo doni të keni sërish diçka bashkë apo se mendoni të riktheheni me të, thjesht ju kujtojnë atë periudhë të jetës ku ndiheshit më pasionant.
SHIHNI NË ËNDËRR SIKUR HUMBNI PORTOFOLIN OSE LEKË: Të humbasësh lekët ose portofolin në ëndërr nuk nënkupton medoemos një gjë negative, kështu që mos e konsideroni si një ogur të keq. Sipas interpretuesve të ëndrrave, humbja e portofolit i referohet dëshirës për të rigjetur identitetin, kurse kur humbni lekë është një dëshirë e brendshme për t’u shkëputur nga realiteti material.
SHIHNI NË ËNDËRR SIKUR JENI NË SALLË TË OPERACIONIT: Nëse e shihni veten nën efektin e anestezisë, do të thotë se keni nevojën për të krijuar akoma më shumë besim tek vetja para se të zgjidhni një problem në jetën tuaj.
SHIHNI NË ËNDËRR SIKUR MAKINA JU DEL JASHTË KONTROLLIT: Makina përfaqëson aftësinë tuaj për të ecur përpara drejt një objektivi specifik. Në realitet ju mund të ndieni sikur nuk keni kontrollin e nevojshëm në rrugën drejt suksesit./BURIMI “DONNA FANPAGE”