Dalin emrat e 2 personave të plagosur nga shpërthimi i bombulës së gazit që ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Bëhet me dije se të plagosura kanë mbetur pronarja Klodiana Simeci dhe punëtorja Ardiana Mesi.
Shpërthimi i bombulës ka ndodhur në momentin që është hapur dera e byrektores.
Biznesi ka qenë në katin e parë të një pallati ndërsa punonjëset ishin duke bërë përgatitjet për të filluar punën.
Informacion Paraprak i Policisë:
Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.