Hotelet janë ato që i bëjnë pushimet çlodhëse ose jo, ndaj faqja turistike “TripAdvisor”, një nga më të famshmet në botë, poston çdo vit hotelet më të preferuara nga udhëtarët.
Në këtë listë futen vende nga e gjithë bota, destinacione, restorante e hotele të ndryshme.
Për vitin 2019, hoteli më i mirë u shpall “Tulemar”, në Kosta Rika.
Ky resort është plot me vende të bukura, vila, plazhe private, dhe një qendër ku rritet një nga speciet më simpatike të xhunglës.
Hoteli ka shtëpiza ku mund të qëndrojnë deri në katër persona. Çmimi është 250 dollarë nata.
Ndërsa vilat dy-katëshe janë të përsosura për çifte dhe persona që udhëtojnë vetëm. Janë tri vila të tilla, dhe kanë pishinë private, dy dushe dhe pamje nga xhungla dhe oqeani.
Vila më e madhe e resortit mban 14 persona, dhe ka pishinë private, platformë për joga, ashensor e pamje nga xhungla.
Veç kësaj, ka suita ku pushuesit mund të shijojnë pishina private dhe veranda në mjedis të hapur.
Suitat kanë dekorim që mund të konsiderohet një vepër arti, dhe pamje të mrekullueshme të natyrës.
Vila e madhe është në mes të xhunglës dhe frekuentohet shpesh nga persona të famshëm.
Pranë resortit është një rezervat ku rriten disa nga kafshët më simpatike, slothët.
Hoteli ka dhe plazh privat, ekskluziv për klientët.
Për ata që duan të rrinë në breg, hoteli sjell shezllone si dhe kajake.
Disa nga pishinat janë të vendosura brenda në xhungël.
Burimi: Top Channel