Shorti për kupat e Europës, kundërshtarët e skuadrave shqiptare

Shorti për kupat e Europës, kundërshtarët e skuadrave shqiptare

470
0

Qarabag i Azerbajxhanit do të jetë kundërshtari i Partizanit në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Një përballje e vështirë kjo në letër për kampionët e Shqipërisë.

Ish-skuadra e Ansi Agollit  dhe Admir Telit dominon prej vitesh në futbollin azer, teksa ka fituar çdo titull nga viti 2013.

Për sa i përket renditjes së UEFA-s, Qarabag pozicionohet në vendin e 65-të.

Shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Europës, ku 3 skuadrat e Superiores, Kukësi, Teuta dhe Laçi kanë mësuar kundërshtarët.  Ndeshjet e para do të luhen më 11 korrik, ndërsa ato të kthimit më 18 korrik.

Goglat nuk janë treguar aspak bujare me skuadrat shqiptare, teksa e vetmja që mund të “buzëqeshë” është Teuta. Durrsakët e Bledi Shkëmbit do të përballen me letonezët e Ventspils, skuadër që eliminoi Luftëtarin sezonin e shkuar.

Kundërshtar tepër të vështirë në lëtër për nënkampionët e Kukësit. Ekipi i Ernest Gjokës do të përballet me Debreçenin, që disa sezone më parë eliminoi Skënderbeun.

Short asak i favorshëm edhe për Laçit. Kurbinasit do të tentojnë mrekullin përballë izraelitëve të Hapoel Ber Shevës, që disa sezone më parë turpëruan Interin në grupet e Ligës së Europës.

 

PËRBALLJET:

PARTIZANI- QARABAK

DEBREÇEN – KUKËSI

VENTSPILS-TEUTA

LAÇI-HAPOEL BER SHEVA

 

* Ndeshjet e para luhen më 11 korrik, ndërsa ato të kthimit më 18 korrik;