Shkrim skandaloz: Gruan e kam shumë gubajkë, lopë, kali, idijotk…

Shkrim skandaloz: Gruan e kam shumë gubajkë, lopë, kali, idijotk…

616
0

Një shkrim skandaloz është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale ku një person anonim ka kërkuar ndihmë se si të ndahet nga gruaja e tij. Në këtë shkrim, gruaja e personit anonim personifikohet si lopë, kali, e papastër (gubajkë), e trash e si mos më keq. I panjohuri pas shumë vitesh martesë kërkon nga shoqëria e rrjeteve sociale ta ndihmojnë se si të vazhdojë jetën me “gruan e trash, lopë” që më nuk po ia plotëson dëshirat e tij, por as nuk po i kryen punët e shtëpisë. Ai po ashtu, tregon se më personin në fjalë, gruan e tij, ka fëmijë dhe po e tradhton e po e rrah.

 

 

Shkrimi është postuar nga një uebfaqe “historijetese”, e cila më pas është publikuar edhe në disa faqe të tjera të Facebook-ut, ku i ka irrituar lexuesit të cilët kanë drejtuar sharje për personin që nuk ka treguar emër në shkrimin e tij. Mirëpo, ky shkrim është shpërndarë edhe nga gratë në grupe të ndryshme ku është kërkuar që gruaja të kujdesët për vetën e mos të ankohet më pas për tradhti nga burri. Shkrime të tilla ka gjithandej në rrjetet sociale ku gruaja trajtohet si skllave seksi, pastruese dhe pa asnjë vlerë tjetër.

Dhuna ndaj grave në Kosovë është cdo ditë e më shumë në rritje, por ka gra që e kanë pësuar nga burrat dhe nuk jetojnë më. Është rasti i Valbona Ndrecaj e cila së bashku me vajzën u vranë nga burri i saj, Pjeter Ndrecaj më pas u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjithashtu, rasti i fundit është edhe ai i Donjeta Pajazitajt, ku kushëriri i saj Naser Pajazitaj u dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e saj.