Shkoi për kurim në Barcelonë, shqiptari kthehet pa zemër! Familja pikas shenjat...

Shkoi për kurim në Barcelonë, shqiptari kthehet pa zemër! Familja pikas shenjat në trup, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘trafikim organesh’

382
0

Familja e një të riu shqiptar që ka ndërruar jetë në Spanjë është tronditur, pasi ka rezultuar se ai është kthyer në atdhe pa zemrën.

 

Pasi trupi i pajetë i të riut mbërriti në atdhe për t’u prerë në banesën e fundit, të afërmit vunë re një shenjë  në kraharorin e tij, duke kërkuar më shumë informacion. Ata dërguan trupin në laboratorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe zbuluan se në kufomën e të riut mungonte organi i zemrës.

 

Në kartelën spitalore të Saimir Sulës, nuk ishte specifikuar në asnjë rresht se 33-vjeçari nga Tirana kishte pasur probleme, apo se organi ishte hequr nga trupo për një arsye të caktuar.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për pasojë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”. Hetimet kanë nisur që në 27 maj të vitit 2020, ndërsa në Spanjë deri më tani po investigohen 4 mjekë.

 

Paraprakisht dyshohet se gjatë mjekimit në Barcelonë, 33-vjeçarit i është marrë zemra në rrethana dhe arsye ende të paqarta, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga autoritetet përkatëse.