Një 20-vjeçare është gjetur e vdekur në rrethana misterioze në Britani.
Keeley Bunker u gjet e pajetë në në pyllin afër zonës së Rrugës Romake në Tamworth ditën e enjte orës 21:00.
Mediat e huaja raportojnë se ajo kishte shkuar të ndiqte koncertin e reperit britanik Aitch, në Birmingham, por pas koncertit nuk u kthye më në shtëpi dhe kjo shqetësoi familjarët të cilët e kërkuan derisa dikush njoftoi në polici për gjetjen e trupit të saj.
“Vdekja e saj është e pashpjegueshme në këtë kohë”, tha një zëdhënëse e Policisë Staffordshire.
Policia ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes, ndërsa kanë rrethuar pyllin dhe i kanë shpërndarë punimet në tre zona për të zbardhur ngjarjen.