Shkodranët letër ambasadave: Se duam Valdrin Pjetrin kryebashkiak, është nën akuzë

Shkodranët letër ambasadave: Se duam Valdrin Pjetrin kryebashkiak, është nën akuzë

390
0

Qindra qytetarë shkodranë kanë nënshkruar një letër të cilën e kanë nisur për ambasadat kryesore në Shqipëri.

Në letrën drejtuar Ambasadës së SHBA, delegacionit të BE-së, ambasadës së Italisë dhe ambasadave të tjera, qytetarët i kërkojnë diplomatëve që të mos e lejojnë konstituimin e Valdrin Pjetrit si kryebashkiak, pasi ai është vënë nën akuzë për vepra penale në Itali.

Gjithashtu ata shprehen se janë vetëm 6 për qind e shkodranëve që kanë dalë dhe e kanë votuar, ndërsa 94 e qytetarëve nuk kanë marrë pjesë dhe nuk e kanë votuar Pjetrin si kryebashkiak.