Shkodër/ Rrugë të bllokuara dhe shtëpi të përmbytura, si paraqitet situata

Situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës vijon të jetë shqetësuese. Bashkia e Shkodrës njofton se nga monitorimet rezulton se problematike mbetet situata në njësinë administrative Dajç ku 1900 hektarë tokë bujqësore janë të përmbytura, ndërsa në Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit rrugët janë të bllokuara. Ndërkaq, 9 shtëpi në këtë njësi administrative janë të përmbytura.

Shqetësuese është situata edhe në njësinë administrative të Anës së Malit. 1300 ha toke bujqësore ndodhet nën “pushtetin e ujit”, rruga e Obotit është e bllokuar, ndërsa 8 shtëpi janë përmbytur.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 12.02.2021

Hidrometri shënon 7 m, me një rritje prej 1 cm në hidrometrin e Dajçit, 5 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një ditë më parë.

1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).

Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 150 cm në rrugë.

Shtëpi të përmbytura 9.

Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.

Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë.

Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë.

Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

SPZ e zonës në gatishmëri.

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.

Energji elektrike kemi, nderprerje te herpashershme.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit, datë 12.02.2021

1300 ha toke bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan , Shtuf e Velinaj).

Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.

Shtepi të përmbytura 8.

Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)

Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.

Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.

Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga e bllokuar).

Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).

Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

Shtëpi të rrethuara nga uji 122 (106 në Obot, 5 në lagjen Gallube, 4 në lagjen Xhakaj, 7 në lagjen Kurtaliaj).

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Energji elektrike ka në të gjithë zonën.

SPZ e zonës në gatishmëri.

UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.

E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).

Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.

Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).

Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).

Fshati Obot në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.

Situata mbetet shumë e rënduar.

Author: vizional