Shkencëtarët shumë afër kurës për rënien e flokëve

Shkencëtarët shumë afër kurës për rënien e flokëve

590
0

Shkencëtarët janë shumë pranë zhvillimit të një kremi I cili mund të kuroj apo edhe te ndaloj thinjen e flokëve. Përderisa po eksploronin se si formohen tumore të caktuara kancerogjene, shkencëtarët zbuluan qelizat që krijojnë flokët dhe i kthejnë ato në ngjyrë gri. Ky zbulim i rastësishëm mund të shërbejë për të gjetur ndonjë trajtim të mundshëm për rënien dhe thinjen e flokëve.  Dr. Lu Le, profesor i dermatologjisë tek Qendra Mjekësore UT Southwestern në Teksas, thotë se shanset janë të mëdha që ky zbulim i ri të çojë në zhvillimin e një trajtimi efikas për rënien e flokëve.  “Edhe pse ky projekt nisi si përpjekje për të kuptuar si formohen lloje të caktuara të tumoreve, përfunduam duke mësuar përse thinjen flokët dhe gjetëm qelizat që ndikojnë direkt në rritjen e flokëve. Duke ditur këtë, ne shpresojmë që në të ardhmen të krijojmë një përbërës ose të sjellim në mënyrë të sigurt gjenin e nevojshëm tek folikulat e flokëve për të korrigjuar këto probleme kozmetike” ka thënë Lu Le. Studimi, i publikuar tek revista Genes & Development, zbuloi se antigjenet e quajtura KROX20, të lidhura zakonisht me zhvillimin nervor, nxisnin qelizat e lëkurës që formonin boshtin e flokëve. Këto qeliza pararendëse të flokëve më pas prodhonin një antigjen të quajtur faktori i qelizave burimore, që janë të rëndësishme për pigmentin e flokëve. Pasi hoqën gjenin  SCF në qelizat pararendëse të qimeve tek minjtë, ato filluan të zbardheshin. Ndërsa kur hoqën qelizat KROX20, filluan të binin qimet.