Shkëlqimi në Europë, nga Kumbulla te Bare dhe Sadiku, gati “ashensori” për...

Shkëlqimi në Europë, nga Kumbulla te Bare dhe Sadiku, gati “ashensori” për një ekip më te mirë

474
0

Mbrojtësi 20 vjeçar, Marash Kumbulla është lojtari më i përfolur këtë sezon. Në debutimin e tij në Serinë A, qendërmbrojtësi kuqezi ka fituar vëmendjen e thuajse të gjithë ekipeve më të mëdha të Europës. Verona nuk nxiton, teksa në skaudër ka një xhevahir për të cilin mund të mos mjaftojnë 25 milionë euro.

kumbulla-marashi-681x450

Napoli është refuzuar për një kontratë me vlerë afro 24 milionë euro, treksa Inter duket të jetë përzgjedhja e shqiptarit.

Interesime? E gjithë Europa e do. Juve e Lacio në Itali. Dortmund, Frankurt në Bundesligë. Çelsi, Everton e Liverpul kanë dërguar shpesh skautët e tyre. Kësisoj, për shqiptarin e sigurt është që në verë, menaxheri i tij do të duhet t’i bëjë gati kalimin në një ekip të madh…

Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha- Dy portierët e Kombëtares janë në skajet e Serisë A. mirëpo, Forma ka qenë mjaft e mirë për të dy. Thomas Strakosha, teksa po lufton për ëndrrën Seria A me Lacion, e ardhmja nuk përjashtohet që të jetë në një skaudër tjetër.

strakosha

Arsyeja? Forma e mirë. Lacio për momentin e konsideron një nga shtyllat e ekipit, por kjo nuk do të thotë se për të nuk ka një vlerë kartoni. Një shifër prej mbi 30 ose më shumë milionë eurosh, mund të kënaqë edhe arkat e klubit bardhekaltër.

Etrit Berisha, duke qenë se Spal shihet si pretendentja kryesore për të rënë në Serinë B, mund të jetë në interes të shumë ekipeve të Serisë A. Kesisoj, fundi i sezonit, pritet që ta gjejë edhe portierin tjetër kuqezi në qendër të merkatos.

BERISHAA

Elseid Hysaj- Me Sarrin ishte i pazëvendësueshëm te Napoli. Rastësi? Jo, për tre sezone, mbrojtësi kuqezi ishte mes më të mirëve te napolitaët. Së fundmi, Napoli ka shprehur dëshirën që t’i rinovojë kontratën Hysajt, në mënyrë që në merkaton e dimrit apo verë e vitit 2021, të mos largohet me parametra zero.

Hysaj56

Pritet një rritje e pagës dhe shtyrje e kontratës. Shumë klube janë përfolur si të interesuara deri më tani, por e ardhmja është e paqartë, duke qenë se edhe vetë trajenri Gatuzo është në dyshim për të ardhmen me napolitanët.

Ndaj, siç thuhet se mund të dalë në merkato, për mbrojtësin e djathtë nuk përjashtohet edhe mudënsia që Gatuzo ti besojë një vend.

Sulmuesit Armando Sadiku dhe Myrto Uzuni janë dy nga sulmuesit kuqezi me sytë nga merkato. Të dy futbollistët janë duke bërë një sezon fantastik respektivsht në Spanjë 2 dhe Kroaci.

sadiku

Ndaj, golat e shumtë të shënuar deri më tani dhe ato deri në fund të sezonit, do t’u japin një të ardhme shumë herë më pozitive sesa ekipet aktuale.

uzuni

Endri Çekiçi- Një nga futbollistët kuqezi më të përfolur gjatë vitit, është Endri Çekiçi. Herë si mesfushor, herë si sulmues qendror, herë si lojtar anësor, pogradecari ja del që të fitojë gjithmonë vëmendjen maksimale në Slloveni. Eurogola me goditje nga jashtë zone, apo edhe ekskekutime perfekte të goditjeve të dënimit.

cekici

Teksa po lufton për titullin në Slloveni, lojtari kuqezi, krahas një ftese në Kombëtare pritet të jetë edhe në një kampionat elitar pas kësaj vere.

Keidi Bare- 1.5 milionë euro nuk mjaftojnë. Kartoni i Keidi Bares, për shkak të formës së mirë të deritanishme, vlen më shumë sesa 2 milionë euro. Me Malagën është lojtar kryesor, bashkë me Sadikun, në luftën për mbijetesë në LIgën e Dytë spanjolle.

keidi bare

Kurdo që të mbarojë ky sezon, e sigurt është që shumë prej kuqezinjve do të jenë me valixhe në duar dhe me sytë nga telefoni, për të mësuar destinacionin e ri të karrierës. Për fat të mirë, ky sezon, përgjithësisht ka qenë pozitiv për shumicën ndaj edhe hapi i radhës pritet që të jetë në ngjitje.