Shtyhet me dy muaj afati për zgjatjen e Komisionit Hetimor, i cili është ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
kërkesa është miratuar për zgjatjen me dy muaj të punimeve të Komisionit Hetimor, i ngritur për shkarkimin e persidentit Ilir Meta.
Kjo kërkesë për të shtyrë me dy muaj punimet e komisionit erdhi për shkak se konkluzionet e komisionit të Venecias do të dalin më 12 tetor, disa ditë pas mbylljes së afatit ligjor të strukturës hetimore që është data 8 tetor.
Ishte opozita parlamentare ajo që kërkoi që të shtyhet afati i komisionit deri në pritje të opinionit të Venecias.