Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Tiranë, Emirjan Doko drejtonte mjetin i...

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Tiranë, Emirjan Doko drejtonte mjetin i dehur, u fut me semafor të kuq, në makinë iu gjet armë

405
0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë u shënua orët e para të mëngjesit të sotëm në Kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Bëhet me dije se Emirjan Dako 30 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip “Citroen”, ka qenë i dehur dhe ka kaluar me semafor të kuq, duke përplasur kështu mjetin me drejtues Luan Cenollari. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makinat janë bërë “copë”, ku si pasojë humbi jetën Luan Cenollari dhe pasagjeri që ndodhej në makinën e tij, Ali Bejo.

Burime për media bëjnë me dije se në makinën e Emirjan Doko, që shkaktoi edhe aksidentin i është gjetur një armë zjarri, tip pushkë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.