Shihni shpesh ëndrra? por a e dini kuptimi i tyre?

Shihni shpesh ëndrra? por a e dini kuptimi i tyre?

538
0

Me kohë njerëzit janë munduar të japin shpjegime dhe të zgjidhin misterin e ëndrrave.

Psikologët thonë se ëndrrat e reflektojnë gjendjen tonë të tanishme dhe se nënvetëdija mundohet të na tregojë disa gjëra të rëndësishme përmes ëndrrat.

Shumica prej nesh kemi ëndrra të ngjashme, ku psikologët i quajnë ëndrra universale, dhe që nëse i shihni apo i keni parë nuk duhet injoruar, raporton “Bright Side”, transmenton lajmi.net.

Endrrat duke u rrëzuar nga një lartësi

Kur rritemi ne më shumë shohim ëndrra dukë rënë sesa duke fluturuar. Ëndrrat të tilla tregojnë se jemi duke humbur kontrollin në jetë. Ose nuk jeni në gjendje të kontrolloni diçka në jetë për shkak disa ndryshimeve dramatike që ju nuk jeni gjendje të adoptoheni me to.

Ëndrrat kur ju bien dhëmbët, operacionet dhe vdekjet

Nënvetëdija i interpreton dhëmbët si një armë e fortë, indikatori i fuqisë. Ëndrra ku na bien dhëmbët është e lidhur me zemërim, dhe nëse shihni ëndërr të tillë, nënkupton se ka ardhur koha të hiqni dorë nga ndjenjat negative

Po ashtu, ne shpesh mund të shohim ëndrra kur dikush është i sëmurë ose duke vdekur, psikologët thonë se këto ëndrra tregojnë se ju jeni duke iu frikësuar të ardhmes dhe ndryshimeve. Nëse shihni veten duke vdekur nënkupton se një pjesë e juaja e vjetër është duke vdekur, dhe tani do jepni hapësirë gjërave të reja.

Ëndrrat kur dështoni me një provim ose gjatë një presentimi

Këto ëndrra nuk i shohin vetëm studentët, mirëpo edhe ata persona të cilët kanë përfunduar studimet që një kohë të gjatë. Këto ëndrra nënkuptojnë stres, ose kur keni rënë në gjumë keni qenë të shqetësuar për diçka.

Ëndrrat kur jeni duke u ndjekur nga dikush

Këto ëndrra kanë nënkuptime të ndryshme “njerëzit të cilët iu largohen konflikteve. Të cilët frikësohen për ndonjë çështje të caktuar, kanë tendencë të shohin këto ëndërra.

Ëndrrat shtatzënë

Edhe pse mund të ju duket e çuditshme këto ëndrra nuk i shohin vetë gratë. Shtatëzënia nënkupton “diçka të re”.