Shigjetari, parashikimi i Muajit Maj 2020

Shigjetari, parashikimi i Muajit Maj 2020

664
0

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit që kanë Diellin në Shigjetar, Hënën në shenjën e Shigjetarit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Shigjetarit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj,

Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Shigjetarit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Shigjetarët e kanë muajin Maj shumë të ngarkuar me punë, të paktën deri më datë 20. Gjatë kësaj periudhe mund të nisni një rutinë ose një dietë të re. Mund të ndihmoni disa njerëz, jo vetëm në mënyrë fizike por edhe duke i folur, duke ndarë këshilla. Kujdes me shëndetin dhe nëse keni dëshirë që të merrni një kafshë shtëpiake dhe i keni kushtet e përshtatshme, bëjeni këtë gjë sepse do ju bëjë shumë mirë. Njerëzit do mendojnë se jeni shumë të distancuar gjatë kësaj periudhe. Bëni kujdes prej dëshirës për të bërë thashetheme. Nuk është gjë e mirë dhe nuk ju bën mirë. Gjithashtu nëse keni shumë detyra për të bërë, mos bini pre e stresit por bëni një organizim.

Më datë 3 Maj Afërdita e cila ndodhet në shenjën e Binjakëve, do jetojë një moment të vështirë me Neptunin në shenjën e Peshqve. Kjo do të thotë se marrëdhëniet tuaja me njerëz të cilët normalisht ju japin shumë kënaqësi, mund të ftohen për pak ditë ose mund të ketë tension mes jush. Mundet që dikush t’ju rrëfejë se nuk ndjehet mirë ose ju do ndani me njerëz të caktuar diçka që ju shqetëson.

Më datë 5 Maj Polet e Hënës (poli verior dhe poli jugor) do ndryshojnë shenja nga Gaforre – Bricjap, në Binjak – Shigjetar. Poli Jugor që vjen në shenjën tuaj do ju bëjë pak më shpirtërorë. Jo se nuk jeni mjaftueshëm, por do ju bëjë edhe më të ndjeshëm ndaj këtij dimensioni. Në përgjithësi të gjithë do ndjejmë një qëllim të ri shpirtëror.

Më datë 7 Maj Hëna do jetë e plotë në shenjën e Akrepit. Sërisht moment shpirtëror për ju. Do prireni që të tërhiqeni dhe të ndjeheni të pasigurt. Kjo mund t’ju shkaktojë probleme veçanërisht në marrëdhënien tuaj me njerëz të tjerë. përpiquni që të mos i fshihni emocionet tuaja nga vetja sepse kur bëni kështu, janë ato emocione që marrin kontrollin mbi ju kur në fakt duhet të jetë e anasjellta.

Më datë 11 Maj Saturni fillon zmbrapsjen e tij që zgjat deri më 29 shtator dhe kjo do jetë një periudhë gjatë të cilës do kuptoni se çfarëdo vështirësie të keni kaluar ose të jeni duke kaluar tani, kjo do jetë pjesë e kujtimeve të cilat do ju bëjnë më shumë krenarë për veten sepse fuqia që do merrni nga situata aktuale, do ju ndihmojë që të arrini pikërisht atë qëllim që i keni shtyrë vetes.

Më datë 13 Maj Afërdita do zmbrapset në shenjën e Binjakëve. Në qoftë se i keni mbajtur mëri dikujt, nuk do e bëni më. Do ktheni sytë tek një mbetje hatri ose tek një largim që mund të keni bërë për shkak se keni menduar se kjo është gjëja më e mirë për ju dhe do mësoni se ndjenja e inatit nuk ju shkon. Gjatë kësaj periudhe drita brenda jush do reflektohet dhe do jetë kaq e dukshme dhe e fortë jashtë, sa do i “verboni” njerëzit me shkëlqimin tuaj.

Më datë 13 Maj Marsi do hyjë në shenjën e Peshqëve. Duhet t’i jepni lejen vetes për të hedhur disa hapa të cilat do ju ndihmojnë që të zhvilloheni. Dilni jashtë nga zona e komfortit. Mos e mendoni tepër atë q ka ndodhur, atë që mund të bënit më mirë. Thjesht mësoni të fokusoheni tek mësimi që mund të nxirrni, investoni tek vetja, ndjehuni më mirë dhe hapjani rrugën diçkaje të re në jetën tuaj.

Më datë 14 Maj do zmbrapset Jupiteri dhe do vazhdojë i zmbrapsur deri më datë 13 shtator në shenjën e Bricjapit. Kjo do jetë një periudhë gjatë të cilës nuk do doni të pendoheni për asnjë ditë të jetës. Do jeni shumë më optimistë dhe të mbushur me shpresë. Do bëheni më largpamës kur vjen puna tek gjykimi i një situate që nuk ju pëlqen, qoftë mbi veten apo mbi njerëzit e tjerë. Mund të fitoni më shumë para për shkak të eksperiencës që keni krijuar deri më tani.

Më datë 20 Maj Dielli do vijë në shenjën e Binjakëve ku do jetë deri më 20 qershor. Do jetë një periudhë gjatë të cilës do e keni të lehtë që të shijoni raportin tuaj, edhe nëse raporti juaj është i mirë, do bëhet edhe më i mirë sepse do keni edhe më shumë gatishmëri për kompromis. Nëse jeni beqarë, duhet të prisni sa të përfundojë zmbrapsja e Afërditës para se të vendosni t’i afroheni dikujt.

Qiell të Mbarë.