Të paktën 10 persona kanë humbur jetë në Rio De Janeiro si pasojë e shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve.
Fillimisht u raportua për tre viktima, por numri u rrit gradualisht pasi forcat zjarrfikëse gjetën viktima të tjerë, tre prej tyre të bllokuar në një taksi.
Shumë rrugë janë përmbytur dhe zjarrfikësit kanë përdorur varka për të shpëtuar personat.
Kujtojmë që dy muaj më parë, përmbytjet i morën jetë shtatë personave në qytet, ku shumica prej tyre jetojnë në lagje të varfra.