Një konflikt mes tre personash ka ndodhur gjatë mesnatës në lagjen ’18 shtatori’ në Gjirokstër.
Mësohet se dy vëllezër Enea dhe Kristofor Xhelili 24 dhe 26 vjeç, kanë plagosur me mjet prerës shtetasin Aleko Shtyti.
Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, ku dhe ka marrë ndihmën e parë.
Ndërkohë policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në konflikt.