Sherebela aleatja më e mirë për të ulur sheqerin në gjak, për...

Sherebela aleatja më e mirë për të ulur sheqerin në gjak, për të përmirësuar kujtesën dhe…

432
0

Sherebela është një bimë e përdorur prej shekujsh si në gatim ashtu edhe në mjekësinë tradicionale. E pasur me ushqyes dhe veti terapeutike, ajo mund të përdoret për të parandaluar dhe trajtuar dhjetëra sëmundje shëndetësore.

Përbërësit e shumtë që gjenden në sherebelë tregojnë se ka një spektër të gjerë të virtyteve terapeutike, të tilla si stimulimi i oreksit, tonik, antiseptik, antispazmatik, anti-inflamator, rigjenerues dhe shërues.

Dhimbjet menstruale. Sherebela është e shkëlqyer për lehtësimin e simptomave të sindromit premenstrual, të tilla si dhimbje barku. Nëse merret në formën e një çaji gjatë ditëve që paraprijnë ciklin, ajo do të lehtësojë simptomat.

Sëmundjet reumatike. Falë efekteve të mëdha anti-inflamatore, sherebela është një alternativë e shkëlqyer për të lehtësuar sëmundjet reumatike si artriti. E marrë në formën e çajit bimor, ajo ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizmi dhe artriti.

Tretja dhe aciditeti. Sherebela ndihmon për të zvogëluar formimin e gazrave të zorrëve, veçanërisht nëse merret pas ngrënies. Ajo ka vlera që mund të lehtësojnë tretjen, duke parandaluar dispepsinë dhe aciditetin në stomak.

Antiseptik. Është e shkëlqyer për trajtimin e plagëve dhe prerjeve. Përmbajtja e pasur e saj parandalon infeksionet dhe nxit shërimin. Ajo ka gjithashtu vlera antibakteriale që e bëjnë të dobishme për faringun dhe gingivet.

Ul sheqerin në gjak. Sherebela është e shkëlqyer për uljen e niveleve të glukozës në gjak. Nëse merret rregullisht në formën e çajit bimor, është veçanërisht e dobishme për pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Përmirëson kujtesën. Sherebela ka veti neuroprotective dhe rigjeneruese të kujtesës. Ajo gjithashtu stimulon përpunimin e informacionit tek njerëzit me Alzheimer.