Shenjat e horoskopit të cilat do t’jua bëjnë jetën ferr, nëse ndaheni...

Shenjat e horoskopit të cilat do t’jua bëjnë jetën ferr, nëse ndaheni nga ta

470
0

Është gjë e rrallë që pas ndarjes të mbajnë kontakt me ish-at, shumë të shpeshta janë hakmarrjet dhe djallëzitë e ndryshme.

 

Ndarja nuk është aspak gjë e këndshme. Disa thjesht nuk falin dhe përdorin çdo rast për hakmarrje, ndërkaq të tjerët janë të qetë, sado që e kanë të vështirë, megjithatë qëndrojnë në marrëdhënie të mira me ish-partnerët.

 

 

Sipas shenjave të horoskopit, këto janë shenjat më të këqija nëse i braktisni.

 

Luani

 

Është plotësisht e sigurt që Luanët nuk i durojnë ish-partneret. Madje nuk mund të qëndrojnë në të njëjtin lokal me atë person. Është e qartë që ata ndarjen nuk e pranojnë edhe aq mirë.

 

Gaforrja

 

Gaforrja mund të jetë shumë e zhurmshme dhe e shqetësuar. Kur është fjala për ndarjen, ajo zakonisht nuk ka ndjenjë të mirë për ish-partnerin. Ajo do t’i përgojojë, madje do të përhapë thashetheme të tmerrshme për ish-partnerin. Do të bëjë çdo gjë që bindet që ish-partneri të jetë i palumtur.

 

Bricjapi

 

Bricjapi mund të jetë plotësisht indiferent kur është fjala për ish-partnerin, posaçërisht nëse ndarja ka qenë e vështirë. Nuk do të ndërrojë asnjë fjalë me ish-partnerin, nëse e sheh diku, do të kthejë kokën në anën tjetër.

 

Demi

 

Demi ka tendencë të jetë i vështirë kur është fjala për ish-partnerët. Ai nuk dëshiron të qëndrojë në raporte të mira me personat me të cilët ka pasur lidhje, sepse ajo ka përfunduar keq. Do të bëjë gjithçka që t’i tregojë ati personi që po kalon shkëlqyeshëm edhe pa të.

 

Binjakët

 

Binjakët mund të jenë të rreptë pas ndarjes. Është plotësisht e kuptueshme, sepse asnjë ndarje nuk u është e këndshme. Ish-partnerët do të dëshironin kontakt të zakonshëm pas ndarjes, mirëpo kur është fjala për Binjakët, kjo nuk merret parasysh. Sado që ai person të jetë këmbëngulës, te Binjakët kjo gjë nuk kalon.

 

Ujori

 

Ujori mund të jetë indiferent pas ndarjes. Kur është fjala për ndarjen, Ujori prish të gjitha urat pas vetes. Do të ndërpresë të gjitha lidhjet me ish-partnerin dhe do të sillet sikur lidhja e tyre as që ka ekzistuar ndonjëherë.

 

Virgjëresha

 

Virgjëresha ka plot telashe pas ndarjes. Në moment do të kujtohet dhe do të bëhet emocionuese me rastin e përmendjes së emrit të ish-partnerit. Përdor çdo rast që të flasë për atë se sa e ka lënduar ish-partneri i saj. Do të luajë rolin e viktimës.

 

Dashi

 

Dashi zakonisht nuk ka probleme të jetë i përzemërt dhe i civilizuar kur është fjala për ish-dashurinë. Mirëpo kur i vjen momenti i dobësisë, mund të ftojë ish-partnerin dhe të ndezë konfliktin e vjetër.

 

Peshorja

 

Peshorja përpiqet të mbetet në marrëdhënie të mira me ish-partnerët, mirëpo kjo nuk ndodh gjithherë. Ndonjëherë, marrëdhëniet e saj përfundojnë aq keq sa që aty nuk ka asgjë të mirë, madje as Peshorja diplomate e madhe këtë nuk mund ta zgjidhë.

 

Shigjetari

 

Shigjetari nuk mbetet gjatë i shqetësuar pas ndarjes. Nëse ish-partnerja përpiqet të ndezë flakën e vjetër, ai ndërron temën në çast.

 

Akrepi

 

Akrepi dëshiron t’i përfundojë marrëdhëniet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kur me dikë ka pasur lidhje të fortë vështirë mund ta harrojë ndarjen.

 

Peshqit

 

Peshqit mendojnë që më me rëndësi është të kesh marrëdhënie të shëndetshme. Pranojnë që marrëdhëniet e tyre të mëparshme, me gjithë zhgënjimet, kanë qenë të mira. Përpiqen të mësojnë nga gabimet e veta dhe për këtë qëllim vërtet angazhohen.