“Europa Nostra” ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar këtë të sotmen si një “ditë të trishtë për trashëgiminë kulturore dhe demokracinë” jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë.
“Ditë e trishtë për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtë për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri dhe Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë”, shkruan “Europa Nostra” në Twitter.
Në orët e para të mëngjesit policia dhe fadroma ndërhyri tek Teatri Kombëtar dhe nisi shembjen e godinës