SHBA, rekordi i Charlotte dhe John, të martuar prej 80 vitesh

SHBA, rekordi i Charlotte dhe John, të martuar prej 80 vitesh

496
0

Ata janë martuar plot 80 vjet më parë, në 22 dhjetor të 1939 dhe janë akoma bashkë, gati për të festuar martesën më të gjatë në botë, të një çifti që ende jeton, në një shtëpi për të moshuar në Austin Texas.

Është ky rekordi i arritur nga Charlote Curtis dhe John Henderson, ajo 105 vjeç, ai 106, duke formuar çiftin me jetëgjatë në botë, dhe duke u regjistruar në librin e Guinnes.

Ishte viti 1934, kur u njohëm: “Mendoja vetëm që ishte një djalë i lezetshëm asgjë më shumë’ tregon zonja e moshuar, e cila priti 5 vjet përpara se të martohej me djalin nga Texasi, lojtar futbolli. Në vitet e depresionit të Madh nevojitej të mblidhnim ndonjë kursim përpara martesës. Charlotte fitonte duke dhënë leksione, ai duke u stërvitur. Në 22 dhjetor të 1939 të dy u martuar në një ceremoni low cost, vetëm me dy të ftuar dhe një muaj mjalti pranë San Antonios, në një hotel me 7 dollar nata.
Charlotte dhe John kanë parë të lindi radio dhe televizioni dhe në kohën e skandalit të Watergate (1972) ishin në pension. Pyetjes së cili është sekreti i një raporti kaq të gjatë John përgjigjet duke bërë shaka: ‘Për disa është fakti që nuk kemi pasur fëmijë. Një këshillë: Mos u zini shumë dhe përpiquni të sqaroni çdo gjë gjithmonë përpara se të shkoni të flini’.

Por martesa e tyre shumë e gjatë në fakt nuk është më e gjata në histori. Rekordin e mbajnë akoma Zelmyra dhe Herbert Fisher, që u martuan në moshën 20 vjeçare dhe qëndruar së bashku për 86 vjet e 290 ditë, para se Herbert të vdiste në 2011.