SHBA, kryeqyteti prova para festës së Vitit të Ri

SHBA, kryeqyteti prova para festës së Vitit të Ri

520
0

Nju Jorku kreu sot testin e tij vjetor të hedhjes së letrave shumëngjyrëshe, ndërkohë që përgatitet për shfaqjen e mrekullueshme të vigjiljes së Vitit të Ri.

 

 

 

Gjatë festimit, afërsisht 1 400 kilogramë konfeti shumëngjyrësh do të lëshohen nga taracat e Times Square, në sfondin e një shfaqjeje piroteknike, ndërsa festuesit mirëpresin Vitin e Ri.

 

Në mes të letrave plot ngjyra do të jenë edhe me mijëra dëshira nga njerëz anembanë botës, që ata i kanë vendosur në Murin e Urimeve të Vitit të Ri në Times Square, ose që i kanë shkruar në internet.

 

 

Një pjesë e vogël e letrave u lëshua mbi turmat para “Hard Rock Café” të dielën, për të provuar vlefshmërinë e tyre në ajër, përpara ngjarjes së madhe.

 

Tashmë, organizatorët i kanë bërë rregullimet e fundit topit të vigjiljes së Vitit të Ri, i cili zbret ndërsa festuesit numërojnë 60 sekondat e fundit të vitit.

 

Dizajni i topit të këtij viti kremton “Dhuratën e Vullnetit të Mirë” dhe është i mbuluar me 2 688 trekëndësha “Crystal Waterford”, sipas faqes së internetit të Times Square.

 

Natën e së martës, në Times Square priten të mblidhen rreth një milion njerëz.