SHBA dhe Norvegjia heqin municionet e pashpërthyera nga Berati, Muniz viziton zonat...

SHBA dhe Norvegjia heqin municionet e pashpërthyera nga Berati, Muniz viziton zonat e pastruara

1166
0

IMG-20160803-WA0038

Zv Ambasadori i SHBA në Shqipëri David Muniz ka zhvilluar një vizitë në bashkinë e Beratit, ku sapo ka përfunduar pastrimi i disa territoreve nga municionet e pashpërthyera.

Ky operacion është zhvilluar në kuadrin e programit të çmilitarizimit me mbështetjen e donatorëve në përputhje me standartet e sigurosë humanitare dhe rikthimin e tyre për përdorim civil brenda vitit 2018. Kësisoj, në Berat, kanë përfunduar  operacionet e pastrimit të tre hot-spoteve me municione të paplasura në Gjeroven, Palikësht dhe Mbreshtan në Berat nga kompania norvegjeze e pastrimit NPA në bashkëpunim me Ministrinë Mbrojtjes dhe me financim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

Territori i këtyre tre zonave tashmë është jashtë rrezikut nga municionet dhe mbetjet eksplozive të shkaktuara gjatë trazirave të 1997 dhe mbetjet e pashpërthyera të Luftës dhe mund të përdoret nga fermerët e zonave si tokë bujqësore.Të gjitha municionet e gjetura në hotspotet e lartpërmendura ose janë asgjësuar ose janë transportuar në depot e përcaktuara për ruajtjen e municioneve.

Në zonën Palikështit janë pastruar 13,321 metër katrorë tokë e ndotur, në Gjeroven 68,423 metër katrorë dhe në Mbreshtan 65,227 metër katrorë.

Të pranishëm në ceremoni ishin: Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi; Zv.ambasadori i SHBA, David Muniz; Kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj; Prefekti Fadil Nasufi dhe përfaqësues të kompanisë “Norvegian People’s Aid” etj.

Muniz zhvilloi një takim me kryebashkiakun Sinaj, ku diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të Bashkisë së re të Beratit, pas ndarjes territoriale. Shërbimet publike, mbetjet urbane , ujrat e zeza dhe kanalizimet në njësitë e reja administrative përbëjnë sfidat e reja të Bashkisë Berat, e cila po punon intensivisht për t’i përmirësuar sipas standarteve të kërkuara për një sit të UNESCO-s.

Sinaj vlerësoi prezencën e SHBA-ve në Berat me projektet e zbatuara, ndërsa Zv.ambasadori i SHBA në Tiranë vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe të sukesshëm me bashkinë Berat dhe shprehu mbështetjen e mëtejshme të programit të qeverisë së SHBA.

Shperndaje