Sezoni i ri i kampionatit italian të futbollit, ka startuar me ndeshjen Fiorentina-Torino.
Vendasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 në një takim që foli totalisht për ta. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 78 nga Castrovilli, i cili i dha ekipit të tij 3 pikët e para në këtë garë të re.
Belloti e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 95, por arbitri e anuloi golin për pozicion jashtë loje
Sakaq, kampionati i ri i futbollit nisi aty ku përfundoi i pari, pa tifozë dhe me masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë së koronavirusit