Serbia nuk duhet të amnistohet nga gjenocidet kolonialiste në Ballkan (1878-1999)! –...

Serbia nuk duhet të amnistohet nga gjenocidet kolonialiste në Ballkan (1878-1999)! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

520
0

* Pas 150 vitesh, Albin Kurti është i pari lider shqiptar, që zyrtarisht si kryeministër i Republikës së Pavarur dhe Sovrane të Kosovës, Serbisë ia përplasi në fytyrë gjencidet e fshehura të saj, dhe të amnistuara nga Evropa dhe nga bashkësia ndërkombëtare (1878-1999) !

 

Prandaj, heshtni e mos lehni  ju klyshë dhe zagari e Serbisë dhe e Rusisë, që  po shpërhapni mjegulla, gënjeshtra dhe dezinformime, duke e frikësuar popullin, se gjoja  “ Serbia do të “hyjë në luftë në Kosovë”,  për shkak të kësaj së vërteteje, që Albini ia tha botërisht Aleksandër Vuçiqit në Bruksel, në ballafaqimin e dytë zrytar me të në kuadrin e procesit negociues të Brukselit, më 19 korrik 2021.

 

Sepse pa zbardhjen e atyre “3 gjenocideve” serbe në dritën e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Serbia vazhdimisht do të jetë destabilizuesi koherent i paqes, i stabilitetit, i sigurisë dhe i prosperitetit të Ballkanit, duke kosnideruar se “Kosova është pronë e saj”, e cila në të vërtetë kurrë nuk ka qenë pronë legjitime dhe legale e saj, por vetëm një koloni kalsike (1912-1999). Kjo është e vërteta historike dhe politike e Kosovës.

 

Prandaj, vetëm në kontekst, duhet kërkuar zgjidhja e konfliktit njëshekullor mes serbëve dhe shqiptarëve, përkatësisht mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Kryeministri Kurti nuk është fajtor, pse  Serbia ka kryer “3 gjenocide ndaj shqiptarëve” (1878-1999)!Këto krime të gjenocidit kundër njerëzimit, secili shqiptar e ka për detyrë, që t’ia thotë jo vetëm Serbisë, por edhe OKB-së, edhe BE-së, edhe NATO-s, edhe Amerikës mbarë politikës dhe shkencës botërore, sepse gjenocidi është vepër penale ndërkombëtare. Prandaj, duhet kërkuar ndëshkimin e saj të gjithë popujt e botës, jo vetëm populli shqiptar në Gadishullin Ballkanik.

 

Prandaj, presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk ka arsye pse të nevrikoset dhe të shqetësohet nga e vërteta historike, se    Serbia ka kryer më shumë se 3 gjenocide ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike (1878-1999). Për këto gjenocide, Vuçiqi nuk duhet ta fajësojë bashkëbiseduesin e tij, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili në cilësinë e kryeministrit  të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në takimin e dytë të Dialogut në Bruskel, më 19 korrik 2021, ia tha  të vërtetën historike, të cilën as sot nuk e dinë gjeneratat e reja serbe as në Serbi e as në diasporë. Albin Kurti bëri shumë mirë që Vuçiqit ia tha këtë  të vërtetë  në sy pas 150 vitesh, sepse këto gjenocide kanë qenë të fshehura nga Serbia, nga aleatët e saj, nga Evropa dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Tash fjalën e kanë BE-ja, OKB-ja, Amerika dhe NATO-ja, që ta “marrin në pyetje” lidershipin e Serbisë, dhe në bazë të dokumentacionit të paraqitur nga pala shqiptare e Kosovës, që provon gjenocidin e saj ndaj shqiptarëve, t’i detyrojnë, që t’i tregojë motivet, shkaqet dhe qëllimet, pse Serbia ka kryer këto “3 gjenocide” ndaj shqiptarëve, jo më pak se  dy shekuj  (1878-1999).

 

Kjo duhet të bëhet publike për mbarë bashkësinë ndërkombëtare dhe, kësisoj edhe për vet popullin serb, i cili deri më sot nuk ka dijeni se Serbia në kohë të ndryshme historike ka kryer disa gjenocide mbi shqiptarët dhe territoret e tyre. Në këtë pikëvështron qëndron rëndësia dhe arsyeja racionale, pse kryeministri Albin Kurti ka shpaluar “temën” e “tri gjenocideve serbe ndaj shqiptarëve, ngase deri më sot ishte   “tabu temë-mollë e ndaluar” edhe nga Serbia, edhe nga Shqipëria, edhe nga Evropa, edhe nga OKB-ja.

 

Fundja, të jemi realist, pa e rishikuar dhe trajtuar ndërkombëtarisht politikën shekullore koloniale dhe gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, Kosova dhe gjithë Ballkani, do të jenë të rrezikuara nga Serbia militariste dhe kolonialiste, vetëm per vetëm që të gënjejë Evropën, Amerikën, NATO-n dhe OKB-në se gjoja “Kosova është serbe”.

 

Mirëpo, kjo është gënjeshtra më e madhe dhe më perfide e politikës shtetërore serbe dhe e kishës retrograde politike serbe, me qëllim që, edhe në këtë shekull t’i fshehin gjurmët e krimeve të gjenocidit në territoret autoktone shqiptare, sepse kjo deri më sot ishte e vetmja “formulë politike” dhe “nacionale”, që Serbia t’i zgjeronte, t’i rizgjeronte dhe t’i mbronte kufijtë  territorialë të saj, duke ankesuar, copëtuar dhe kolonizuar territoret e shqiptarëve, duke përfshirë edhe Kosovën (1878-1999).

 

Pra, fatkeqësisht deri më sot në fillim të dekadës së tretë të shekullit XXI (19 korrik 2021) ASNJË NGA LIDERËT SHQIPTARË (as në Kosovë e as në Shqipëri) nuk ka guxuar t’i thotë e as ta akuzojë Beogradin zrytar se Serbia ka kryer disa gjenocide ndaj shqiptarëve dhe territoreve të Shqipërisë Etnike (1878-1999).

 

Mirëpo, këtë gabim shekullor, sot e korrigjoi Albin Kurti në cilësinë e kryetarit të  delegacionit negociues të Kosovës, përkatësisht  të kryeministrit të Kosovës në takimin e Brukselit, më 19 korrik 2021, për HERË TË PARË në historinë e derisotme të marrëdhënieve politike dhe diplomatike të Shqipërisë dhe të Serbisë,  ia  tha troç në fytyrë Aleksandër Vuçiqit (president aktual) se Serbia ka kryer “3 gjenocide ndaj shqiptarëve” (1878; 1912-1913-1941 dhe 1999).

 

Mirëpo, Aleksandër Vuçiq nuk ka pse të shqetësohet, sepse nuk është fajtor i kryerjes së gjenocideve të Serbisë në tokat shqiptare (1878 -1999), por, duhet të ballafaqohet me to dhe, të argumentojë para BE-së, para NATO-s, para Amerikës , para OKB-së, se ato fatkeqësisht kanë ndodhur  në terren në kohë të ndryshme historike, që kanë pasur për qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe dëbimin e tyre  nga shtëpitë dhe nga tokat e tyre stërgjyshore, që nga epoka e pellazgëve dhe e ilirëve-pararendësit e tyre në Gadishullin Ilirik.

 

Presidenti i Serbisë,Aleksandar  Vuçiq nuk duhet trembet nga ballfaqimi me bilancin e gjenocideve serbe të kryera ndaj shqiptarëve në Ballkan(1878-1999), sepse me to, patjetër, duhet të njihen të gjithë popujt e Ballkanit,  të Evropës, të Amerikës, OKB-ja, NATO-ja dhe mbarë bota.

 

Ato tri gjenocide të Serbisë, që në periudha të ndryshme historike i ka kryer ndaj shqiptarëve ( 1878; 1912-1913; 1918-1945 dhe 1989-1999), ligjërisht sipas së drejtës ndërkombëtare nuk parashkruhen, prandaj, patjetër, duhet të riaktualizohen, të evidencohen dhe t’u dërgohen: Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,  State Departamentit dhe Kongresit Amerikan, NATO-s dhe BE-së. Ndryshe, do të jetë e vështirë dhe e pamundur, që faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare ta kuptojnë mosmarrëveshjen e Albin Kurtit (kryeministër i qeverisë së Kosovës) dhe të homologut të tij, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadrin e  Dialogut të Brukselit (2011-2021).

 

Vetëm pasi të jenë  “regjistruar”   dhe rishikuar dokumentet historike në planin ndërkombëtar në Bruksel, në Uashington dhe në Nju-Jork, atëherë, de fakto dhe de jure, do të konstatohet dhe provohet ligjërisht se Serbia ka kryer tri gjenocide ndaj shqiptarëve , ashtu siç Albin Kurti ia ka “përplasur në fytyrë” presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në takimin e e tyre në Bruksel, më 19 korrik 2021.

 

Sa më lart, mos u largoni nga tema e ngritjes dhe e ndërkombëtarizimit të të gjitha gjenocideve të Serbisë ndaj shqiptarëve (1878-1999), sepse kjo është mënyra e vetme e zgjidhjes së drejtë të çështjes koloniale të Kosovës, si dhe të të gjitha territoreve të tjera të kolonizuara shqiptare nën Serbi, nën Mal të Zi, nën Greqi dhe nën Maqedoninë  Veriore.