Selami shpall zyrtarisht kandidaturën për në krye të PD. Ja çfarë thotë...

Selami shpall zyrtarisht kandidaturën për në krye të PD. Ja çfarë thotë për Bashën

384
0

Eduart Selami ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Selami, i cili garon përballë Lulzim Bashës në një dalje publike për mediat theksoi se gara do të ketë model për Shqipërinë, ndërsa tha se garanton opozitë të fortë. “Vinë periudha të vështira, por edhe të mbarsura. Ndaj vjen momenti për reformim të PD. Është për të ardhur keq, megjithëse forca e parë politike ku kam pasur nderin të jem një nga themeluesit, koha e la pas. Ndaj ka ardhur ka për reformim, unë do kontribuojë. Ajo çka është me rëndësi është që të shohim më parë gjerat që na bashkojnë sesa nga ato që na ndajnë. Unë jam i sigurt dhe kemi eksperiencën që kjo të jetë një garë model dhe ti ngjalli shpresën shqiptarëve që të tjerë një forcë politike që të ngrejë Shqipërinë drejt demokracisë”, tha Selami. Ai gjithashtu u shpreh se mungesa e besimit dhe shpresës sollën këtë humbje, por megjithatë kreditet e asaj nuk duhet t’i jepen vetëm Bashës. “Siç merr kreditet kur fiton, do pranosh dhe humbjen. Por do të jetë e padrejtë që Basha të marrë të gjithë kreditet e humbjes. Por tani duhet një mundësi që PD të sjellë lidershipin më të mirë. Dhe unë kam besim që me eksperiencën time brenda dhe jashtë vendit, jam gati të sjell frymë të re. Mungesa e besimit dhe shpresës na sollën këtu. Jam i bindur që do t’i kalojmë këto, dhe do të mund të jemi opozita më e fortë e qeverisjes më të keqe. Këto nuk janë kohë të lehta për ne. Besoj se do ishte garë më e drejtë nëse Basha do jepte dorëheqjen. Unë mendoj që vizionin për të qenë lider i PD e kam,” u shpreh Selami.

 

A do të ishte një garë ku Basha do të jepte dorëheqjen e plotë dhe kjo të ishte e barabartë?

 

“Unë po të isha në vend të Bashës, këtë do të bëja sepse unë mendoj se nëse do të duhet një garë e drejtë dhe e pastër, unë mendoj se të gjithë duhet të jemi në një fushë të barabartë. Kjo është zgjidhja e tij, unë nuk dua ta paragjykoj. Le t’ia lemë kohës. Kjo është një garë brenda familjes ne do ti shikojmë me kujdes, është një grup pune  i mbledhur ku unë do të jem bashkëpunues, me zotin Basha me grupin e punës që ne të dalim sa më të fortë nga kjo”.