SEKRETI për një jetë të gjatë e të shëndetshme

SEKRETI për një jetë të gjatë e të shëndetshme

318
0

Shoqëria jonë ka bërë tashmë hapa të mëdhenj drejt këtij qëllimi, falë përparimeve në mjekësi dhe përmirësimeve në jetesën e shëndetshme. Në vitin 2014, për shembull në SHBA 16% e njerëzve të moshës 50-64 vjeç prekeshin çdo ditë me sëmundje kronike.

 

Tre dekada më parë kjo shifër ishte 23%. Me fjalë të tjera, përveç se po përfitojmë nga rritja e jetëgjatësisë, ne po përjetojmë edhe më shumë “hapësira jete të shëndetshme” – dhe kjo e fundit po provohet të jetë edhe më e lakueshme. Për të parafrazuar dhe përditësuar një fjalim nga John F Kennedy dhënë në Konferencën e parë të Shtëpisë së Bardhë mbi plakjen në vitin 1961, jeta mund t’u shtohet viteve, në vend se thjesht vitet t’i shtohen jetës.

 

Pra, çfarë duhet të bëjmë për të rritur edhe më shumë gjatësinë dhe cilësinë e jetës sonë? Studiuesit në mbarë botën po ndjekin ide të ndryshme, por njëra spikat më shumë: ajo është një ndryshim i thjeshtë në dietë. Ata besojnë se çelësi i një plakje më të mirë mund të jetë zvogëlimi i sasisë së ushqimit në pjatat tona, nëpërmjet një qasjeje të quajtur “kufizimi i kalorive”.

 

Kjo dietë shkon më tej se sa shkurtimi i ushqimeve të yndyrshme herë pas here. Ka të bëjë me zvogëlimin gradual dhe të kujdesshëm të ushqimit që marrim përherë. Që në fillim të viteve 1930, një reduktim prej 30% në sasinë e ushqimit të konsumuar në ditë është lidhur me rritjen e jetëgjatësisë tek krimbat, mizat, minjtë, kavjet dhe majmunët. Në të gjithë mbretërinë e kafshëve, me fjalë të tjera, kufizimi i kalorive ka rezultuar të jetë ilaçi më i mirë për problemet e jetës. Dhe është e mundur që njerëzit kanë po aq shumë për të përfituar. /bota.al