Një doganier është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli, në Sarandë.
Mësohet se viktima është 63 vjeç, i quajtur Janaq, dhe po kërkohej prej katër ditësh.
Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhen e plotë të vdekjes së doganierit.