‘Sapo varrosa veten, këtu të bëjnë gjëmën’, Ori Nebiajt i publikojnë regjistrimin...

‘Sapo varrosa veten, këtu të bëjnë gjëmën’, Ori Nebiajt i publikojnë regjistrimin e sikletshëm në mes të emisionit

604
0

Çdo mëngjes moderatorja Ori Nebiaj zgjon shqiptarët me emisionin ‘Wake up’. Mirëpo ditën e sotme moderatorja është vënë para një momenti të sikletshëm, pasi kolegu i saj Eno Popi i ka vënë një regjistrim. Në audion e vënë në sfond dëgjohej Ori duke kënduar për qejfin e saj gjatë pauzave të emisionit kur vendoset këngë për audiencën. Ori e vënë në siklet u mundua të shpjegonte situatën. ‘O zot ma kanë xhiruar zërin. Kjo jam unë, e tmerrshme. Ateherë që të kemi një sqarim, teksa kënga është në sfond, dëgjohet pak më mirë. Faleminderit ky ishte një mëngjes autodestruktiv. Unë sapo varrosa veten me këtë këngë. Unë nuk guxoj më të kujtoj adoleshencën, të kthej kokën pas se këtu të bëjnë gjëmën’, tha Ori duke qeshur.