Santorini vazhdon të “shkundet” nga tërmetet! Mbrëmë u shënua më i fuqishmi 5.3, gjithsej 10 mijë lëkundje

Një tjetër natë agonie kanë përjetuar banorët e ishujve Cyclades, teksa ka vijuar aktiviteti intensiv i lëkundjeve sizmike mes Santorinit dhe Amorgosit pas tërmetit që u regjistrua mbrëmjen e së hënës me magnidtudë 5.3 shkalla Rihter, më i fuqishmi deri tani që nga fillimi i aktivitetit sizmik. Gjatë natës, pesë nga tërmetet e regjistruara ishin midis 4 dhe 5 ballë të shkallës Rihter.Duke analizuar sekuencën sizmike të pandërprerë , me gati 10.000 tërmete deri tani në këtë zonë, kreu i Organizmit për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmeti , Efthimios Lekkas ka folur për një fenomen të paprecedentë, duke theksuar se “aktiviteti sizmik nuk ka lidhje me proceset vullkanike”. Ndërkohë që një ekip i madh shkencor po analizon të dhënat e marra nga sizmografët tokësorë dhe nënujorë, për të përcaktuar nëse ka një lidhje mes tërmeteve vullkanike dhe tektonike, sot mblidhet Komisioni për Rrezikun e Tërmeteve, i cili do të vendosë për hapat që do të ndërmarrin ekspertët tani e tutje. Në të njëjtën kohë priten edhe të dhënat e para nga dy sizmografët që janë nxjerrë nga zona.

Madje ekspertët po instalojnë 8 sizmografë të rinj të teknologjisë moderne rreth vullkanit nënujor të Kolumbos. Ky është një mobilizim i paprecedentë kërkimor për të analizuar dhe vlerësuar fenomenin.

Author: vizional