Salla shpërthen në gaz/ Kujtim Gjuzi shpjegon përse ky tërmet nuk ishte...

Salla shpërthen në gaz/ Kujtim Gjuzi shpjegon përse ky tërmet nuk ishte natyror

463
0

Sot në seancën plenare, kryetar i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, propozoi, që deputetët të linin rrogat e tyre për të prekurit nga tërmeti. Gjatë fjalës së tij, Gjuzi u shpreh se mendonte se tërmeti nuk ishte natyror, por artificial, dhe për këtë kishte disa argumente.

“Pse është artificial?

Sipas neve që kemi studiuar në universitetin bujqësor, bllokimi i vijës bregdetare nga betoni sidomos në Gjirin e Lalëzit nis kur Meta ishte kryeministër dhe një biznesmen që vazhdon të ndërtojë atje.

Një muaj më parë kam dalë në Lalëz dhe kam thënë pse vazhdoni të betonizoni këtë zonë, që është kënetore deri në grykëderdhjen e Ishmit? Lumenjtë Erzen, Lana dhe të gjithë këto bashkohen në atë që quhet gropa e zezë me të vjetrën”.

Ndërkohë disa deputetë kanë vënë buzën në gaz teksa Gjuzi mbante fjalën në foltore.

“Ju vjen për të qesh se s’ju ka vdekur njeri në shpi se i keni vilat këtej nga kodrat, ju lutem shumë mos u zgërdhini, boll u zgërdhitë. Këto prurje të vargmalit sjellin atë që quhet zona e përmbytur Albanopolis.

Ne jemi në zonën qendër mbajtëse të minierës së Kasharit, Vallias dhe Manzë, i gjithë ky ka poshtë qymyre dhe këto sjellin atë që quhet llorbë.

E gjitha zona poshtë ka krijuar një digë me 4 m thellësi.

Shkoni drejtoheni sizmologëve po ku keni kohë ju me studiuar ju e keni mendjen të bëni ndonjë PPP të merrni ndonjë lekë”, tha Gjuzi në Kuvend.