Sa do të kushtonin Maradona, Pele, Cruyff dhe Zidane në ditët e...

Sa do të kushtonin Maradona, Pele, Cruyff dhe Zidane në ditët e sotme?

401
0

 

Tregu i transferimeve ka pësuar një ndryshim të madh gjatë viteve të fundit.

Skuadrat nuk e kanë më problem që të shpenzojnë 50 milionë për emra si Kyle Ëalker, ose afër 100 milionë për Gonzalo Higuain.

Tetë nga 10 transferimet më të shtrenjta të të gjitha kohërave kanë ndodhur pas vitit 2017, me emra si Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Philkippe Coutinho e Kylian Mbappe – të gjithë që kushtuan mbi 100 milionë euro.

Nëse Romelu Lukaku është më i vlefshëm se 80 milionë funte, sa do të kushtonte Diego Maradona, apo Pele? Sa do të duhej Real Madrid të paguante për Zinedine Zidane?

Më poshtë ‘Goal’, ka publikuar si do të ishin vlerat në ditën e sotme për Zidane, Cruyff, Pele apo Maradona.

Por, si ndryshon situata? Nëse Neymar kushtoi 222 milionë euro, atëherë Pele, i cili fitoi Kupën e Botës në moshë të re dhe pati karrierë të madhe, do të vlente rreth 320 milionë euro.

Ronaldo fenomeni supozohet të kishte një vlerë prej 125 milionë eurove, kurse Zidane e Maradona nga 100 milionë euro.

Image