Një grua ruse ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj milioner kanë mirëpritur 10 bebe me nëna surrogate, në vetëm 10 muaj. Ata thonë se kanë në plan të kenë deri në 105 fëmijë biologjikë.
23-vjeçarja ruse Christina Ozturk rrëfen se u takua me biznesmenin 56-vjeçar Galip Ozturk, ndërsa po pushonte në qytetin bregdetar të Batumit në Gjeorgji.
Ajo thotë se mes tyre pati menjëherë kimi dhe pavarësisht diferencës në moshë, vendosën të martoheshin.
Një ndër dëshirat e tyre të përbashkëta ishte që të kishin sa më shumë fëmijë që të ishte e mundur.
Christine tha se për çdo shtatzani kanë paguar afërsisht 10 mijë dollarë dhe se nënat mbartëse i kanë zgjedhur me shumë kujdes.
Po ashtu ajo zbuloi se shumë njerëz supozojnë se familja ka një ushtri me dado, por në fakt prindërit përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë që munden me familjen e tyre të madhe.
Christina, këmbëngul se foshnjet e saj kanë një rutinë të rreptë dhe se dadot e familjes regjistrojnë çdo detaj të tyre në një grup ditarësh.