Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se kancelari Olaf Scholz ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe e siguroi atë për solidaritet. “Ne kemi një luftë tokësore në Evropë që menduam se do ta gjenim vetëm në librat e historisë. Është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar,” -shtoi në një deklaratë ministri i ekonomisë Robert Habeck.
Kryeministri italian Mario Draghi tha se veprimi ishte “i pajustifikuar dhe i pajustifikueshëm”.
“Ne po punojmë me aleatët evropianë dhe të NATO-s për t’iu përgjigjur menjëherë, me unitet dhe vendosmëri.”
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller tha se ishte “koha për të përforcuar krahun lindor të NATO-s”, duke shtuar: “Ne presim që vendime të tilla të merren”.